PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit, e akuzon se mashtroi për t’u shpallur veteran i UÇK-së

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së.

Kjo parti e dorëzoi padinë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dren Kuka, aktivistë i PSD-së tha se kanë bërë kallëzim penal ndaj kryeministrit Kurti për deklarim të rremë.

Ai ka bërë thirrje që urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Kurtit, duke shtuar se prova dhe baze materiale që ka kryeministri Kurti, sipas tij ka konsimuar vepren penale të lartcekur.

Të ngjashme