PSD-ja e vendosur: Nuk e votojmë buxhetin pa plotësimin e kushteve

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 11:23 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, tha se partia e tij nuk e jep votën për buxhet pa u plotësuar kushtet që ata i kanë parashtruar për votimin e buxhetit, raporton Ekonomia Online.

“Ne qëndrimin e kemi bë publik në seancën e fundit ku është diskutuar për buxhet dhe atë qëndrim për 5 kushtet që i kemi paracaktuar e kemi bisedu me qeverinë dhe sinjalet janë që do plotësohen kushtet, por pa u plotësu ne votë për buxhet nuk japim”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se Qeveria duhet të angazhohet t’i plotësojë kushtet e tyre, në të kundërtën votat për buxhet nga ky subjekt opozitar nuk bëhen.

“Kanë mbet edhe 4 kushte të tjera pa u plotësuar. Kushtet që i kemi përcaktuar presim të plotësohen para ditës së votës për buxhet. Nëse qeveria dëshiron ta kalojë buxhetin me votat e PSD-së atëherë duhet të angazhohet që t’i plotësojë këto kushte”, tha Sejdiu.

Ndërsa për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ai tha se Rikallo nuk mund të jetë ministër i dikasterit që aktualisht e drejton, raporton EO.

Ai thotë së PSD-ja po angazhohet që Listën SRPSKA ta bëjë të parëndësishme në këtë kohë.

“Kushtet janë publike. Nëse një kryeministër mendon që bujqësia t’i ipet një ministri i cili nuk del në zyrë atëherë ai sektorin e bujqësisë e mbanë për pazare të tij politike. Ne si PSD kemi tregu vullnet që Listën SRPSKA ta bëjmë fare të parëndësishme në këtë kohë. Është vendim i kryeministrit se a donë të jetë peng i Listës SRPSKA apo donë me vazhduan të punojë të shoh që ka edhe opozitë që kushtëzon për votë”, u shpreh Sejdiu.

Të ngjashme