PSD-ja konsideron se Vetëvendosje është shfryer politikisht

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit, të cilat i ka quajtur “reth i fushës së hapur të demokracisë”.

Ndërsa, pikërisht këtë fushë të hapur të demokracisë e ka antagonizuar me slloganin e zgjedhjeve të 14 shkurtit të Lëvizjes Vetëvendosje “Krejt dhe drejt!”.

“Shumica flasin për dallimin midis zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore, duke argumentuar pastaj mbi mungesën e kuadrove të pushtetit Krejt dhe Drejt”, ka shkruar PSD.

Ndërsa këtë mungesë të kuadrove, sipas PSD-së, e cila u argumentua se mungoi në kandidaturat lokale Lëvizjes Vetëvendosje, e ka edhe niveli qendror i partisë në pushtet.

“Mbi të gjitha kjo vetëm rastësi nuk mund të jetë”, konstaton kjo parti.

Ndonëse kjo parti u tërhoq nga trungu i partisë të cilës ata i adresojnë kritikën në kuadër të kuadrove, ata thonë se “Krejt dhe Drejt” reduktohet në vetëm një emër, përkatësisht atë të liderit, Albin Kurtit.

Prandaj, thotë PSD, nëse suksesi apo dështimi i atribuohen një emri të përvetshëm të liderit, “Vetëvendosje nuk njeh nocione si shumësia apo autonomia”.

“(VV) njeh rreshtin e bindjes, pavarësisht ideologjisë. Nga Mimoza Kusari tek Agim Bahtiri, rëndësi ka vija e rreshtit dhe mundësia për sukses”, shkruan kjo parti.

“Siç duket”, thonë ata, “ka një mosmarrëveshje mbi leximin e rezultateve të 14 shkurtit”, teksa përfundojnë se “politika bëhet tash dhe këtu!”.

Të ngjashme