PSD-ja kundër vendimit të Thaçit për përfaqësim në KQZ, do ta dërgojë në Kushtetuese

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendimi i fundit nga Presidenti për të dekretuar anëtarët e partive politike në KQZ, ka nxitur reagim në Partinë Socialdemokrate, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se PSD-ja në dhjetor ka dërguar emrin e përfaqësuesit të partisë së tyre për KQZ. Molliqaj thotë se ndërrimi i vendimit të Presidentit për mos përfaqësim të kësaj partie në KQZ i ka bërë ata që këtë çështje ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Ai kërkon që kjo çështje të zgjidhet dhe KQZ-ja të funksionalizohet, por megjithatë ai paraprakisht kërkon interpretim të Kushtetueses.

“6 grupet më të medha kanë të drejt për një anëtar në KQZ dhe ketë e kemi me Kushtetutë. Nuk shkojnë vetën 3 përfaqësues që kanë dal nga zgjedhjet. Neve na takon përfaqësimi por për ketë është gjykata kushtetuese. Çdo veprim i Presidenti pa miratim të Gjykatës Kushtetuese nuk do  të respektohet dhe kjo tregon se ka ndërhyrje nga jashtë. Kërkoj që Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri t’i drejtojnë pyetje Gjykatës Kushtetuese dhe të pritet vendimi i saj para se Presidenti të bëjë dekretimin. Nëse Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk ndërmarrin masa atëherë do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Ai tha se ndërrimi i vendimit të Presidentit Thaçi për përfaqësim në KQZ , u jep atyre sinjal se në këtë proces  ka pasur ndërhyrje.

“Sikurse KQZ-ja ashtu edhe Gjykata Kushtetuese dhe Avokati i Popullit janë organe kushtetuese. Çfarëdo veprimi i Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi që e ka pasë sepse për neve do të ishte krejtësisht e pranueshme që presidenti vendimin e parë të kishte marrë 2, 2, 2 dhe ne ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe çfarëdo vendimi ne ta respektojmë. Mirëpo  ndërrimi i vendimit të Presidentit pa shpjegim neve na jep sinjal se këto ka ndërhyrje nga jashtë apo brenda, apo për interesa të ndryshme”, tha Molliqaj.

Ai përmendi edhe akuzat që u janë bërë atyre në lidhje me pazaret e mundshme me Pushtetin dhe Presidentin dhe për këtë pati një shpjegim.

“Jemi akuzuar shpesh se kemi pasë pazare me pushtetin dhe Presidentin, tash a i bie se dikush që ka pasë pazare edhe për këtë çështje, kjo i bie që s’ka pasë”, tha ai.

Ai u pyet edhe në lidhje me Ligjin për Financimin e Partive Politike ku tha se me ligjin aktual PSD-së nuk i takojnë fondet.

“Aktualisht siç është ligji për financimin e partive politike neve nuk na takojnë fondet, ne kemi bërë kërkesë për ndryshim të ligjit. Nuk është mirë që partitë politike një vendim kur i konvenon me thënë është i mirë dhe tjetri që si konvenon të thonë se është i keq”, u shpreh Molliqaj.

Ai tha se janë të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë.

“Nëse nesër pretendohet rrëzimi i Qeverisë ne jemi të gatshëm të rrëzojmë Qeverinë”, tha ai.

Të ngjashme