PSD-ja kushtëzon pagën minimale me votimin e pikave tjera

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 61 vota për Kuvendi miratoi Propozim – Rezolutën nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK -së Memli Krasniqi tha se nuk mund të kushtëzohen deputetët me votim pasi Visar Ymeri deklaroi paraprakisht se nëse nuk miratohet kjo PSD nuk do votojë më asnjë pikë.

“A keni në mend me punua a me shkrua statusa në facebook e me dalë në konferenca. Pse nëse keni dashtë me ngritë pagën minimale pse nuk e keni përcaktua shumën, pse nuk i keni rekomandua këshilli ekonomiko social. Nëse duam me kalua diçka e kalojmë, por jo me këtë logjikë se nuk kalon. Mos e bini punën këtu që përmes kërcënimeve, shantazhimeve mos me kalua rezoluta”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i reagoi Memli Krasniqit të PDK-së.

“Memli ti e din që ka gjëra që i kemi votua disa gjëra për shkak të koalicionit dhe nuk të kam thënë atje ta kam ndërrua fjalën. Të gjithë kanë thënë që të mos ta përcaktojnë shumën sepse e kushtëzojmë Qeverinë, përmes rezolutës të shprehet vullneti në këtë drejtim, jo që nuk kemi dashtë sepse ti e din që ka qarkullua një shifër”, tha ai.

Visar Ymeri nga PSD-ja, si iniciues i kësaj rezolute tha se kërkesa e tyre duhet të miratohet. Tha se nuk është kërcënim e as shantazh.

Kjo çështje duhet të marrë epilog përmes deputetëve sot. Unë i ftoj deputetët ta votojnë pozitivisht sepse është e rëndësishme për mua, natyrisht se ka deputetë që janë kundër por të deklarojnë pse janë kundër. Çka nuk dua nga seanca sot është që deputetët të fshihen pas mosvotimit. Nuk është kërcënim e as shantazh, kjo është kërkesë.

Të ngjashme