PSD-ja me aksion simbolik kërkon dorëheqjen e Aliut: Kurti s’po bën zë për aktakuzën

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 13:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet simbolik te objekti i Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë vendosur disa pllakate me në ndërtesën e Qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të ri të Infrastrukturës, Liburn Aliu, krejt kjo pasi ky i fundit ka një aktakuzë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Teuta Rrusta, nga kjo parti tha se përderisa VV-ja kritikonte për nivel të lartë të korrupsionit, vet kreu i saj në Qeveri ka emëruar një ministër me aktakuzë.

Sipas saj, madje kreu i Qeverisë nuk po bën zë sa i përket kësaj aktakuze.

“Ne sot kemi ndërmarr një aksion simbolik ku i kemi shkruar dy letra njëra për ministrin Aliu dhe një për Kurtin të cilët në diskutimin e fundit lidhur me korrupsionin nuk janë bërë të gjallë. Këto do të duheshin të ishin letra njëra e dorëheqjes dhe tjetra e pranimit të cilët kanë vendosur standarde të tilla se si duhet me funksionuar morale e shoqëria”.

“VV-ja e ka pas temë qendrore korrupsionin dhe e ka adresuar në mënyrë të dobët duke e adresuar si çështje morale dhe ka vendosur standarde se nuk do të pranojnë ministra me aktakuza , por ministri Aliu e ka një aktakuzë dhe që nuk është përgjigjur dhe Kurti nuk ka bërë zë”.

Të ngjashme