PSD-ja mirëpret vendimet e dy Qeverive, thotë se partia e tyre i inicioi këto marrëveshje në Kuvend

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 14:03 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Social Demokrate (PSD) ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjeve mes Republikës së Kosovës, atë të tregut doganor dhe heqjen e tarifave roaming.

Nënkryetari i PSK-së, Visar Ymeri tha se PSD-ja ka kërkuar edhe më herët në Kuvendin e Kosovës , që këto dy pika të miratohen.

Ai u zotua që PSD-ja do të angazhohet në zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.

“Konferenca mbahet për marrëveshjet e djeshme të nënshkruar nga dy qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë. Për tregun doganor dhe heqjen e tarifave roaming. Këto janë kërkuar e miratuar në Kuvendin e Kosovës, këto e morën një hap drejt jetësimit. Sa i përket unionit doganor në e përshëndesim këtë vendim të qeverive dhe mendojmë që sa më shpejtë duhet të fillojë zbatimi i tyre”, ka thënë Ymeri, raporton Ekonomia Online.

“Në unionin doganor do kemi përbashkim të kontrolleve doganore për sa i përket mallrave që hynë në vendet e treta si dhe do hiqen të gjitha barrierat tarifore. Ky është një hap i mirë drejtë asaj të domosdoshme që këto dy tregje të unifikohen plotësisht. Ideja e krijimit të një tregu nënkupton që sa i përket aspektit ekonomik Republika e Kosovës dhe Shqipërisë të bëhen një”.

Ai tha se duke u bërë treg më i madh, Kosova bëhet vend më atraktiv për investimet e huaja direkte.

“Krijimi i një tregu të përbashkët e rrit mundësinë e rritjes së ekonomisë në shkallë. Dhe kjo është një mundësi e mirë që qytetarët e sy republikave të kenë mundësi më të mirë punësimi”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa anëtari i kryesisë së PSD-së, Dardan Molliqaj tha se dy prej rezolutave të miratuara nga PSD-ja tani më janë kthyer në marrëveshje, e kjo sipas Molliqajt  duhet të kthehet në shembull tek të tjerët.

“Në muajin maj PSD-ja kishte propozuar 3 projekt Rezoluta ku 2 prej tyre për bashkimin doganor dhe heqjen e tarifave roaming, tani mbetet me u shty përpara liria e lëvizjes, liria e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Dy prej Rezolutave të PSD-së janë shndërruar në marrëveshje dhe kjo tregon që këto Rezoluta kanë qenë në kohën e duhur. Të gjitha nismat tona i kemi mbikëqyrë”, tha ai.

“Konsideroj që është e rëndësishme që jo vetëm që jemi kujdesur që këto dy Rezoluta në Kuvend të bëhen marrëveshje, por ne do ndërmarrim edhe masa institucionale që këto dy marrëveshje të gjejnë zbatim”, tha Molliqaj.

 

 

Të ngjashme