PSD-ja nis votimin për strukturat e reja

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 13:01 | Nga Albanë Hajdari

Partia Socialdemokrate po mban t zgjedhjet e saj të brendshme për të zgjedhur struktura të reja të partisë, raporton Ekonomia Online.

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit si i pari i këtij subjekti, mësohet se kandidat i vetëm për Kryetar të PSD-së, është Dardan Molliqaj.

Anëtarët e PSD-së tashmë janë duke votuar për strukturat e reja

Shpend Ahmeti bëri të ditur se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, mori vendim për tu tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak ndaj dhe siç thotë do të merret vetëm me postin e Kryetarit të Prishtinës.

Të ngjashme