PSD-ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, s’morën as ofertë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 08:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së mundshme ndërmjet LDK-AAK dhe Nisma, ndonëse ende nuk ka shkuar në adresë të tyre një ofertë e tillë.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila për Ekonomia Online, ka thënë se vlerësimi i PSD-së për këtë koalicion do të bëhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e jep vlerësimin se nëse është kushtetues vendimi për formimin e Qeverisë së re, ndërsa koalicionin nuk mundemi ta komentojmë derisa ende nuk kemi parë ndonjë program se çka përmban ai program”.

“….në momentin se e shohim, ne do të japim edhe një vlerësim për këtë koalicion apo qeveri të mundshme”, tha ajo.

“Jo ne nuk kemi marrë asnjë ofertë, mirëpo është edhe qëndrim i PSD-së se edhe nëse marrim ofertë nuk do t’i bashkohemi kësaj qeverie të mundshme”, tha Kuçi.

Ndërkohë, koalicioni LDK-AAK-Nisma, janë partitë që synojnë të udhëheqin me vendin, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, e cila u shkarkua nga Kuvendi i Kosovës me mocionin e mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike te Kosovës dhe të votuar edhe nga opozita, më 25 mars.

Të ngjashme