PSD-ja përfundon mbledhjen, në ora 15:00 konferencë për media

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 13:07 | Nga Halide Rexhepi

Partia Socialdemokrate, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, raporton EkonomiaOnline.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje zyrtarë të kësaj partie kanë bërë të ditur se në orën 15:00 do të kenë një konferencë për media në të cilën do të bëhet e ditur qëndrimi përkitazi me mundësinë e koalicionit me AAK-në.

Kjo mbledhje u mbajt pas takimit të pati kreu i kësaj partie Shpend Ahmeti me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas raportimit në media për një koalicion të mundshëm mes AAK-së dhe PSD-së.

Edhe AAK-ja ka thirrur mbledhjen e Këshillit Drejtues në të cilën pritet të vendoset për koalicionin e mundshëm me PSD-në, por edhe me partitë tjera.

Të ngjashme