PSD-ja: Urgjentisht të largohet vendimi i Qeverisë për mërgatën

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka kërkuar urgjentisht të zhbëhet vendimi i Qeverisë për vendosjen e testit PCR për personat që vijnë nga jashtë për të votuar.

“Në këtë kohë pandemie, kur masat për qytetarët brenda lirohen, teksa i kufizon mërgatës hyrjen, veprime të tilla nuk mund të shihen ndryshe pos veprime kryekëput politike”, thuhet në njoftim.

“Qeveria Hoti sot ndryshoj masat ndaj pandemisë duke hequr orarin policor e duke zgjatur orarin e punës për biznese. Mbi këtë gjë, Hoti mërgatës i vendosi pengesa shtesë, duke iu kërkuar test CPR për të hyrë në Kosovë ani pse një gjë e tillë deri tani as nuk ishte diskutuar”, thuhet tutje aty.

“Cenimi i vullnetit të mërgatës është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet ta ketë të garantuar të drejtën për të shprehur vullnetin e tij politik. Pengesa e tillë nga qeveria Hoti është e papranueshme prandaj dhe ky vendim duhet të largohet urgjentisht”, shkruan aty.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme