PSD-ja uron qytetarët në 12-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët, duke thënë se është momenti i sakrificës.

Në komunikatën për medie, PSD-ja shkruan se shpallja e Pavarësisë mbetet momenti ku bashkohet përpjekja dhe sakrifica e njerëzve që nuk janë më, me kujtesën kolektive të shoqërisë nën okupimin e Shtetit Serb dhe nevojës për transformime shoqërore, ekonomike dhe kulturore.

“Aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar. Shpallja e Pavarësisë është kusht i domosdoshëm, sikur që lufta për çlirim parapriu këtë rrugëtim. Mirëpo koha nuk mjaftohet me kaq, ajo insiston në aspirata të reja. Demokratizimi i vendit duhet të jetë synimi i tanishëm. Kategoritë e ndryshme shoqërore duhet të organizohen dhe këmbëngulin jo vetëm në ushtrimin e të drejtave të tyre, por ne kultivimin e vlerave për solidaritet, barazi dhe pluralizëm. Urime të gjithëve”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Të ngjashme