PSD kërkon që Kuvendi të udhëheqë dialogun me Serbinë

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 14:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka kërkuar që Kuvendi ta marrë rolin udhëheqës në bisedimet Kosovë- Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.

Nënkryetari i PSD’së, Visar Ymeri, ka theksuar domosdoshmërinë që Parlamenti të marrë rolin kryesor në dialog, i cili është futur në fazën finale, gjersa presidentët e dy shteteve kanë zhvilluar javën e shkuar takimin e parë  në Bruksel për marrëveshjen përfundimtare.

“Konsiderojmë se përgjegjësia e institucioneve duhet të jetë e qartë për dialogun, e shohim te domosdoshëm rolin udhëheqës të kuvendit në dialog. Janë katër çështje që duhet të adresohen, legjitimiteti i procesit, strategjia, struktura”.

“Të legjitimiteti partitë politike duhet të dakordohen që përgjegjësia t’i takojë kuvendit. Kuvendi duhet të jetë i përfshirë në secilën pjesë të këtij procesi. Legjiimieti fitohet vetëm nëse kuvendi është organi më i lartë që ka përgjegjësinë. Platforma për dialogun duhet të miratohet më 2\3 që të përfshijë konsensusin mbarë kombëtar për çështjet që duhet dhe nuk duhet të diskutohen”.

Ymeri, më tutje, ka pohuar se Kosova nuk e mundësinë politike që të qëndrojnë indiferente ndaj dialogut, por as të jetë e hapur të dialogojë për çdo çështje.

“Dialogu pa vija të kuqe është i rrezkshem. Statusi, integriteti terriorial, terriori është i pandashëm, karakteri unitar dhe funksionaliteti i Kosovës”.

Propozimi për Dialogun, sipas Ymerit, është diskutuar në tryezeën e partive politike, të organizuar nga PSD. Ai ka bërë të ditur se do të organizojnë edhe takime dypalëshe me partitë politike.

Nënkryetari tjetër i kësaj partie politike, Dukagjin Gorani, tha se nuk e shohin presidentin Thaçi bartës te dialogut, sepse, sipas tij, ai s’ka mandat për një gjë të tillë.

Gorani ka propozuar qe të formohet një komision parlamentar, i udhëhequr nga opozita, për të monitoruar nga afër dialogun.

“Dy shtylla tjera janë se si krijohet përfaqësimi…Kuvendi duhet që me 2\3 të përcaktojë bartësin. PSD s’mendon se ekziston një bartës i këtij procesi. Kuvendi duhet ta ketë të drejtën e bartësit të procesit kurdo që vlerëson se janë shkelur parimet e platformës”.

“Posti i presidentit nuk buron nga populli, por nga kompromisi i partive, këtë post nuk e shohim legjitim dhe nuk është i pranueshëm. Kuvendi duhet të themelojë komision të veçantë që të monitorojë nga afër procesin e dialogut. Komisioni që PSD propozon, duhet të drejtohet nga opozita. Këto shtylla janë të pashmangshme”, ka thënë Gorani.

Të ngjashme