PSD: Kuvendi ta ndërpresë pushimin, të votohet rezoluta për dialogun

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 13:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në pushim pa e miratuar rezolutën për dialogun, në kohën kur po flitet për shkëmbime territoresh me Serbinë, u tha në konferencën e Partisë Socialdemokrate.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se kuvendi nuk do të duhej të shkonte në pushim pa u votuar rezoluta e propozuar nga PSD për dialogun, raporton Ekonomia Online.

“Dialogu ka filluar pa kurrfarë mandati nga kuvendi. Po dihet që kuvendi ka caktuar edhe përfundimin e seancës, që do të thotë se edhe ai debat që e iniciuam nuk u votua rezoluta. Të gjitha shtetet e botës po flasin për skenar të rrezikshëm për ndarje të Kosovës dhe shkëmbime territoresh dhe kuvendi jon shkon në pushim”, ka thënë Ahmeti.

 Ahmeti ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta mandatojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë në Bruksel.

“Do të duhej ta kishim një platformë të përbashkët. Veçse kanë ndodhur takime mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe nuk ka pasur asnjë raportim, derisa aleatet tanë po thonë që gjerat janë në tavolinë.  Ne kemi një rezolutë në fuqi e cila flet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe në rezolutë shkruan që kuvendi e autorizon qeverinë për negociata”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti është shprehur i habitur me vendimin për pushim, duke thënë se në gusht dhe në shtator priten zhvillime të mëdha.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ndërkaq, ka thënë se  presidenti Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë po flet me Vuçiqin në emër të tij, por jo në emër të Kosovës

“Meqenëse kemi një rezolutë në fuqi, që po shkelet nga kryeministri dhe presidenti, atëherë këtu e kemi një situatë të rrezikshme, sepse kuvendi që mbledh brenda vetën njerëz që e përfaqësojnë qytetarin, po shpërfillen nga kryeministri dhe presidenti. Kosova nuk ka përfaqësues legjitim për dialogun me Serbinë. Presidenti Thaçi kur flet për çështje me Vuçiqin flet në emër të vet dhe jo në emër të Kosovës, sepse kuvendi nuk e ka përcaktuar atë si dialogues”, ka theksuar Ymeri.

Ymeri u ka bërë ftesë partive politike që t’i mundësojnë Kuvendit vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen karshi procesit të dialogut, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme