PSD më 6 korrik organizon protestë për të kërkuar dorëheqjen e Hekuran Muratit

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar protestë për dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për deklaratat e bëra ndër vite kundër UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media të premten, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirimi.

“Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së.

Ndërsa Natyra Kuqi nga ky subjekt tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja

‘’Nga kjo foltore ftojmë në protestë më datë 6 korrik në orën 19:00 me kërkesë për dorëheqjen e Hekuran Muratit’’, tha Natyra Kuçi.

Të ngjashme