PSD: Ndërhyrja e Haradinajt, rrezikon arsimin e lartë në Kosovë

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Një vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ua ka tërhequr akreditimin tre universiteteve; Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Universitetit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Partia Socialdemokrate e kosnideron vendim të duhur dhe konform Ligjit për Arsim të lartë, i cili specifikon hapat për kualifikimin e një Universiteti si i tillë.

Ky veprim i ndërmarrë ngjalli reagime të mënjëhershme nga krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin zoti Haradinaj, të cilat dëshuan ndërhyrjen dhe presionin në sistemin e arsimit.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, deputeti Driton Çaushi dhe anëtarja e Kryesisë, Adea Batusha, e dënuan një ndërhyrje të tillë në këto institucione të pavarura.

Kjo u cilësua e rrezikshme dhe u vlerësua që krijon probleme të pazgjidhshme në arsim.

Ndër të tjera, u konstatua se pikërisht si pasojë e përfshirjes së politikës në arsim dhe vendimeve të papërgjegjshme sikur vendimi i Qeverisë në vitin 2018 për ta shkarkuar bordin e KShC-së, kishte rezultuar me përjashtimin e Kosovës nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Arsimi duhet të çlirohet nga ndërhyrjet e pakontrolluara të aparatit shtetëror.

Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë është e paprekshme.

Nuk ka garanci për arsim cilësor derisa pushteti keqpërdor çështjet e arsimit për fushata elektorale apo interesa të tjera klanore
 

Të ngjashme