PSD: Nuk i bashkojmë votat me Listën Serbe për të rrëzuar Qeverinë

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit të deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se ata nuk do të japin votat e tyre për të rrëzuar Qeverinë aktuale.

“Nuk kemi vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës”, njofton Klan Kosova.

“Mbetemi jo vetëm të hapur, por edhe të interesuar, për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive lokale dhe rajonale, që angazhohen për barazi midis popujve”.

“Ato nuk janë Lista Serbe dhe shefat e tyre që raportonin nga Pale për bombardimet e Ratko Mlladiqit mbi Sarajevën dhe që ishin ministra të propagandës së Millosheviqit në kohën e krimeve të aparatit të tij shtetëror në Kosovë”.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Përgjegjësia dhe adresa për mosnormalizim është në Beograd, jo në Prishtinë”.

Të ngjashme