PSD paralajmëron protestë për vizitën Trëndafilovës në Kosovë: Vendimet e Speciales do të jenë të rënda

Prishtinë | 29 Qer 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar protestë në ditën kundër Gjykatës Speciale me rastin e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova, në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse është shtyrë vizita e Trëndafilovës në Kosovë, kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta do të mbahet kurdo që ajo vjen në Kosovë.

“Për neve është e qartë që sjella e dhomave të Specializuara është e një identiteti politik. Në Kosovë ka mbërri momenti ku duhet të reagojmë tash e jo t’i presim vendimet. Këtu bëjnë pjesë të partisë në pushtet. Nuk ka dilemë që vendimet e gjykatës do të jenë të rënda. Meqenëse s’ka reagim por vajtim është e domosdoshme reagimi i qytetarëve. Ne kemi ftuar protestë në ditën e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara”.

“Ne morëm lajmin që është shtyrë vizita për arsye të organizimeve të paplanifikuara. Se ndodh kësi ndryshimi besoj është problem tjetër i saj. Ajo ka dashtë të vijë e të bëjë piar, por ne nuk tërhiqemi nga protesta që ditën kur kjo zonjë do të vijë, ne do të protestojmë dhe është koha të reagojmë tani”, tha Molliqaj.

Të ngjashme