PSD pason Vetëvendosjen: Dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Sot Partia Socialdemokrate ka dorëzuar nënshkrimet e 12 deputetëve për seancën e datës 22 Gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj e legjislaturës së tanishme.

“Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore”, ka shkruar në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu”

“Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtjesore”.

“Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije”.

Të ngjashme