PSD përgjigjet pas akuzave se një anëtar i saj kërcënoi aktivistin e VV-së

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online
PSD ka reaguar pas akuzave nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti se ishte kërcënuar nga partia e Shpend Ahmetit.
Valdrin Ahmeti, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, të hënën kishte njoftuar se kishte denoncuar në polici një kërcënim që thotë se i ka ardhë nga një person që i kishte thënë se është nga partia e Shpend Ahmetit, duke i kërkuar të mos e përmend më emrin e tij.

Pas këtij denoncimi ka reaguar partia e Shpend Ahmetit. Natyra Kuci zyrtarja për informim nga PSD-ja e tha se personi që është përmendur si kërcënues nuk është anëtarë i kësaj partie.

“Personi i presupozuar nga “Vetëvendosja” për kërcënim ndaj aktivistit të tyre nuk është anëtar i Partisë Socialdemokrate. Dënojmë çdo kërcënim dhe fyerje ndaj çdokujt, si dhe ftojmë organet e shtetit të merren me çdo kërcënim ndaj çdo qytetari të Republikës, sipas ligjeve në fuqi”.

“Partia Socialdemokrate jo vetëm se nuk përdor metodat e kërcënimeve, fyerjeve dhe linçimeve; por edhe do t’i luftojë ato në mënyrë të pakompromis. PSD beson dhe angazhohet për lirinë e shprehjes, e lufton gjuhën e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes në emër të lirisë së shprehjes është pikërisht karakteristikë e jo pak aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, që shquhen për kërcënime, fyerje dhe linçime”, shkruan Kuci në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme