PSD: Samiti i Berlinit, një hap përpara drejt intesifikimit të dialogut

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka vlerësuar se samiti i Berlinit që mblodhi krerët e shteteve të rajonit bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron ka qenë dëshmi e një intensifikimi të ri të përpjekjeve të vendeve kryesore të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pavarësisht mungesës së rezultateve, ky Samit e dëshmoi një gjë: për Berlinin dhe Parisin (sikur edhe për Ëashingtonin gjë kjo e dëshmuar më herët) arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet rajonal”.

“PSD mirëpret këtë angazhim dhe vullnet të vendeve mike të Kosovës. Ky përqendrim i shikimit kah rajoni dhe marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë paraqet një momentum të rëndësishëm në këtë proces, drejt përmbylljes së plotë të dialogut të stërzgjatur Kosovë – Serbi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Për ne, siç është përcaktuar edhe në Platformën shtetërore të Republikës së Kosovës, marrëveshja obligativisht duhet ta përmbajë njohjen nga Serbia, si parakusht i çfarëdo normalizimi të marrëdhënieve. Njohja duhet të jetë eksplicite dhe formale, duke garantuar pacenueshmërinë e kushtetutshmërisë, sovranitetit, dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çfarëdo aranzhimi që bie ndesh me këto parime bazë e thellojnë tutje etnizimin e politikës në Repbulikën e Kosovës duke e cenuar parimin e barazisë së qytetarëve dhe funksionalitetin e Republikës në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Në këtë drejtim me deklarimet e mëhershme të përfaqësuesve të vendeve me ndikim në rajon (ShBA, BE, etj.) paraqesin hapa të rëndësishëm para drejt formatizimit të dialogut ashtu siç e kërkon Platforma shtetërore, si Dialog për Normalizim përmes Njohjes. Kthim nga kjo pikë nuk mund të ketë.

PSD thekson në një kumtesë për media se ka përkrahur dhe është bërë pjesë e Delegacionit shtetëror duke e parë këtë si mënyrën e vetme të konsolidimit të qëndrimit shtetëror për Dialogun, parimet udhërrëfyese për të, dhe synimet e Kosovës nga ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme