Pse Osmani e anashkalon Thaçin?

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Emrin nuk ia përmendi ende asnjëherë Hashim Thaçit.

Vjosa Osmani, që të martën ftoi ish-presidentët e Kosovës, nuk e përmendi paraardhësin e saj, i cili gjendet në Hagë në përballje të akuzave për krime lufte. Madje, Presidentja aktuale as në fjalimin e saj të parë në Kuvend nuk gjeti hapësirë për ta përmendur Thaçin.

Ky fakt, mbase i preku më së forti ish partiakët e Thaçit nga PDK-ja, të cilët reaguan gjatë së mërkurës.

Megjithatë, avokati Asdren Bytyqi, mos përmendjen e emrit të Thaçit nga Osmani, e lidh me mos ndikimin e kësaj të fundit në procesin gjyqësor që ish presidenti e ka në Gjykatën Speciale.

Por, Artan Qerkini që është edhe pjese e shoqatës së mbrojtësve të akredituar në Dhomat e specializuara, mohon pengimin në proces, nëse Thaçi përmenden në suaza të punës si ish President.

Hashim Thaçi që nga 5 nëntori i 2020 gjendet në Hagë, në përballje të akuzës për krime lufte, derisa Vjosa Osmani,që e pasoi atë në krye të Presidencës, njihet që moti si kundërshtare e politikave të ish kreut të PDK-së.

Të ngjashme