Pse u distancua Vlora Çitaku nga gara në PDK?

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka thënë se zgjedhjet e ardhshme në PDK do të tregojnë shumë për të ardhmen e partisë. Ai thotë se Vlora Citaku nuk ka dashur të jetë kandidate pasi nuk ka dashur të marrë barrën e rëndë të rikthimit të partisë në skenën politike pas rezultatit më të dobët në histori.

“Fuqia e saj politike, mund ta zgjedh kryetarin menjëherë. Mund ta zgjedh kryetarin. Nuk e ka marrë hapin pasi nuk ka dashur ta trashëgojë strukturën pas asaj që ndodhi me dy kryetarët që shkuan në Hagë. Ajo po dëshiron të lejojë veteranët që të ringritin partinë. Nuk po them se këta që kanë qenë në parti kanë bërë më shumë se Vlora. Nuk dua të futem në analiza tash. Por njerëzit kanë pritur më shumë prej saj. ajo ka thënë nuk përzihna në zgjedhje, le ta zgjedhje PDK kryetarin dhe unë dal në fushatë në zgjedhje me këdo që zgjidhet”, tha ai në T7.

Tutje ai pati fjalë edhe për kandidatin Memli Krasniqi.

“Memli nuk është Lumiri Abdixhiku. Ai nuk e ka brengën e shkatërrimit të partisë. Nuk e ka frikën se po i shkon krejt LDK-ja në VV. Problemi i tij është se rezultati i dobët dhe zgjedhjet që po vijnë, askush nuk po dëshiron të futet tash dhe të marrë përgjegjësi. Po ashtu, askush nuk dëshiron të dalë në zgjedhje komunale po qenë i zgjedhur kryetari i partisë”, shtoi ai.

Të ngjashme