PShDK shkarkon Anton Shalën, pasi e mbështeti AAK-në e jo LDK-në

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PShDK) ka njoftuar se ka shkarkuar Anton Shalën nga të gjitha pozitat udhëheqëse në këtë subjekt politik.

PShDK, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se shkarkimi i Anton Shalës, i cili ishte kryetar i Bashkësisë së degëve të Partisë Demokristiane në Gjakovë, njëherësh kryesues i Asamblesë në Gjakovë, nga koalicioni AAK-PSHDK në nivelin lokal, ka ardhur pasi Shala kishte bojkotuar koalicionin LDK-PSHDK dhe i ishte bashkangjitur koalicionit AAK-PSD dhe kandidatit Pal Lekaj.

“Prandaj për arsye të bojkotit të zgjedhjeve dhe kandidatëve të PShDK-së, sot Kryesia e PSHDK-së unanimisht, pa asnjë votë kundër ka vendosur që Anton Shala të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse në PShDK. Ai nuk është më as përfaqësues i PSHDK-së në Asamblenë Komunale në Gjakovë”, thuhet në njoftimin dërguar medieve nga kjo parti.

Të ngjashme