Publikohen afatet për aplikim të vëzhguesve në KQZ

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019-së, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për Ekonomia Online Vlamir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.

Sipas kësaj ftese për aplikim kanë të drejtë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat.

Këtu më poshtë keni ftesën e plotë të KQZ-së:

Ftesë për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton lidhur me afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve mund ta dorëzojnë:

–              Subjektet politike të certifikuara;

–              OJQ-të;

–              Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare;

–              Organizatat Ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

–              Përfaqësuesit e vendeve të huaja; dhe

–              Mediat.

Afatet për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve janë si në vijim:

27 gusht – 27 shtator: Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve

27 gusht – 1 tetor: Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave

Për më shumë informacione ju lutem vizitojeni ueb faqen e KQZ-së dhe Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) në KQZ. Formularët mund t’i merrni në ueb faqen e KQZ-së.

–              Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje dhe

–              Aplikacionet e pranuara në e-mail konsiderohen në raste të aplikimit nga jashtë Republikës së Kosovës.

Të ngjashme