Publikohen kandidatët për ministra të PDK-së

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 22:56 | Nga

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), e cila është mbajtur në mbrëmje, është vendosur për emrat e ministrave. Disa medie kanë publikuar emrat, të cilët pritet të jepen zyrtarisht të shtunën, para seancës së Kuvendit ku do të votohet Qeveria Haradinaj.

Sipas burimeve të portalit Veriu.info, Enver Hoxhaj do të jetë zëvendëskryeministër; befasia më e madhe e ministrave nga radhët e PDK-së, është Agron Mustafa, aktualisht drejtori Menaxhues i Valës, i cili do të jetë ministër i Financave.

Besim Beqaj do ta udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë, resor të cilin për herë të parë e merr në drejtim PDK-ja.

Ndërsa, nënkryetari i PDK-së dhe këshilltari i Kadri Veselit, Uran Ismaili, do të drejtojë Ministrin e re të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Këshilltari aktual i Hashim Thaçit, Abelard Tahiri, do të emërohet ministër i Integrimit Evropian.

Dhurata Hoxha do të vazhdojë edhe në Qeverinë Haradinaj ta udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë, përderisa sipas burimeve të portalit Veriu.info, Rexhep Hoti është emri i vendosur për ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme