Publikohen udhëzimet për kosovarët që udhëtojnë transit në shtetet e Evropës

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejt Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.

Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.

Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.

Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë.

Rrugë të mbarë dhe kujdes të shtuar.

Të ngjashme