Publikohet agjenda e Hotit për sot

Ilustrim
Prishtinë | 10 Kor 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti do ta nisë aktivitetin e tij sot me Samitin virtual të Parisit në 10:30.

Zyra e Kryeministrit ka bërë publike agjendën për ditën e sotme, ku përfshihet më pastaj raportimi në Kuvend lidhur me pandeminë dhe pjesëmarrjen e tij në Komitetin për Koordinim të Vlerësim të situatës me pandeminë.

Agjenda e plotë:

  1. Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën virtuale, e cila do të mbahet në orën 10:30, të organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq.
  1. Kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.
  1. Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me korona virus.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme