Publikohet i plotë Raporti i Progresit për Kosovën

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar i plotë Raporti i Progresit për vitin 2021 për Kosovën.

Në Raport ndër tjera flitet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Bëhet thirrje që Kosova të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog dhe po ashtu të bëjë përpjekje për implementimin e gjitha marrëveshjeve të kaluara që janë nënshkruar.

“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, dialogu i ndihmuar nga BE-ja ka vazhduar me takime të nivelit të lartë më 15 qershor dhe 19 korrik të vitit 2021, si dhe tri takime në nivel të kryenegociatorëve. Gjatë kohës së raportimit të dy palët kanë emëruar kryenegociatorë të rinj dhe ekipe të reja negociuese. Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje thelbësorë për implementimin e marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese të normalizimit me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova e Serbia të avancojë drejt rrugës evropiane”, thuhet në Raport.

Edhe gjatë fjalimit të tij Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliveri Varhelyi, ka thënë se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe objektive për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

“Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt të vitit 2021 kanë rezultuar me formimin e një qeverie të re që gëzon një shumicë të pastër parlamentare. Ka mundësi të bëhet përparim në çështjet si luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik. Komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mbetet qendrore drejt të ardhmes së saj evropiane dhe për stabilitetin në gjithë rajonin. Dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt objektivit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme të normalizimit të marrëdhënieve. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin duhet të evitohen”, ka thënë Varhelyi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Varhelyi ka thënë se Komisioni qëndron prapa vlerësimit të vet të korrikut të vitit 2018, se Kosova ka plotësuar gjitha kriteret.

Po ashtu ai ka thënë se Qeveria e Kosovës tash ka një shumicë të pastër parlamentare dhe se është mundësi e mirë për t’u bërë përparim në çështje si luftim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në zhvillim ekonomik.

Shkarko dokumentin

Të ngjashme