Publikohet lista e kandidatëve për Asamble Komunale në Skënderaj

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamble Komunale në Skënderaj.

Njoftimi i plotë:

Dega e PDK-së në Skenderaj tanimë ka finalizuar listën e kandidatëve për asambleistë në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Në listën fituese të zgjedhjeve të 17 tetorit, bëjnë pjesë njerëz me kredibilitet të lartë moral e profesional të të gjitha lëmive si në mjekësi, inxhinieri, ekonomi, fushën juridike, shkenca politike, psikologji etj.

Kjo listë gjithëpërfshirëse përfaqëson vlerat kombëtare, profesionale, përfaqësimin gjinor, grupet e ndryshme shoqërore, të rejat e të rinjtë dhe çdo qytetarë të Skenderajt.
Qytetarët e Skenderajt gjithmonë e kanë pasur PDK-në, adresë të vetme politike ku kanë mundur të gjejnë hapësirën për të dhënë kontributin e tyre profesional për zhvillimin e qytetit, por edhe të shtetit.

Edhe në zgjedhjet e 17 tetorit, qytetarët e Skenderajt pa mëdyshje do të zgjedhin listën fantastike të PDK-së me në krye kandidatin e saj për Kryetar, z. Sami Lushtaku, të cilët do ta nxjerrin Skenderajn nga vendnumërimi drejt zhvillimit dhe mirëqenies.

Kjo është lista e fitores në zgjedhjet e 17 tetorit:
1. Mentor Mehmeti, Inxhinier i IT
2. Armir Sejdiu, Dr. Specialist i urologjisë
3. Adelina Spahiu, E diplomuar në Shkenca Politike dhe Sociologji
4. Ragip Durmishi, Dr. Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjise
5. Istref Bajraktari, Dr. Specialist i Mjekësisë Familjare
6. Besarta Meha-Ademi, Master i Administratës Publike dhe Integrime Evropiane
7. Selim Tahiri, Master i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
8. Ajet Bajra, Dr. Specialist i Pediatrisë
9. Alberina Gashi, Ekonomiste e Diplomuar
10. Agron Mehmeti, Dr. Specialist i Pediatrisë
11. Avdullah Geci, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Diplomaci (Absolvent)

12. Arjeta Rama, Fakulteti i Psikologjisë, e diplomuar
13. Arton Ferizi, Ekonomist i Diplomuar
14. Ali Lutfiu, Fakulteti i Infermierisë, i diplomuar
15. Dafina Shabani, Inxhiniere e Informatikës
16. Arif Aliu, Fakulteti i Kriminalistikës, i diplomuar
17. Altin Veseli, Inxhinier i Komunikacionit dhe Transportit Rrugorë
18. Besjana Thaçi, Master e Shkencave Politike
19. Arbnor Avdiu, Fakulteti Juridik (Absolvent)
20. Bali Osmani, Shkolla e Lartë Ekonomike
21. Brikena Zeqiri, Ekonomiste e Diplomuar
22. Besart Rrecaj, Master i Psikologjisë Shkollore dhe Këshillim
23. Fikret Rexhepi, Fakulteti i Shkencave Politike ( Absolvent)
24. Ferdane Beqiri-Emini, Master e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
25. Gazmend Aliu, Fakulteti i Gjuhës Angleze, i diplomuar
26. Hajzer Shala, Jurist i Diplomuar
27. Liridona Koca, Fakulteti Juridik( Absolvente)
28. Kushtrim Dragaj, Ekonomist i Diplomuar
29. Nexhat Ahmeti, Fakulteti i Infermierisë,
30. Miradije Buliqi, Fakulteti i Shkencave Politike, e diplomuar
31. Valon Musliu, Shkolla e Lartë Hoteleri dhe Turizëm
32. Sabahate Murseli-Sylanaj, Master e Ekonomisë
33. Bekim Shabani, Inxhinier i Emergjencave
34. Rrezarta Hasani-Ibrahimi, Master i Ekonomisë

Të ngjashme