Publikohet udhëzuesi për Drejtësi në Tranzicion, synon drejtësinë për viktimat e luftës në Kosovë

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 11:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka publikuar udhëzuesin për dizajnimin e strategjisë “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, me autor Thomas Osorio, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se me publikimin e kësaj strategjie do të kërkojnë drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë. Ndërsa u vlerësua lartë edhe roli i shoqërisë civile për kontributin në promovimin e politikave gjithëpërfshirëse

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke folur për këtë strategji, tha se janë bërë bashkë me shoqërinë civile në ndërtimin e strategjisë që ka në qendër viktimat gjatë luftës. E për këtë, ministrja e Drejtësisë tha se nuk do të mungojë përkrahja e institucioneve.

“Së bashku me organizatat e shoqërisë civile, Ministria e Drejtësisë është e fokusuar në strategjinë që ka në qendër viktimat gjatë luftës. Duke qenë pjesë e programit qeverisës, përkrahja e institucioneve nuk mungon. Megjithatë duhet të pranojmë se hartimi i kësaj strategjie ka qenë mjaft sfidues. Andaj iniciativa të tilla për drejtësi tranzicionale janë të mirëseardhura. Projektligji për viktimat është në konsultime deri me datën 20-të të këtij muaji dhe do ta dërgojmë në Qeveri”, tha ministrja Haxhiu.

E shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se udhëzuesi duhet të ndihmojë në hartimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale. Ai bëri thirrje institucioneve që ta finalizojnë këtë deri në fund.  

“Strategjia për drejtësi jo vetëm që do të merret me të kaluarën por duhet të hartohet një strategji për drejtësi tranzicionale. Kosova si një shoqëri e re ka nevojë transformim shoqëror. BE-ja bën thirrje qeverisë të finalizojë drejtësinë për tranzicion”, tha ai.

Udhëzuesin për drejtësi në tranzicion e prezantoi hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Besnik Beqaj.

Beqaj tha se strategjia duhet të ndikojë në mbështetjen e drejtësisë, të ofrojë barazi gjinore gjatë procesit dhe të ofrojë korniza realiste të kohës.

“Angazhime i shoqërisë civile është pjesë e rëndësishme në këtë proces. Strategjia duhet të ndikojë në mbështetjen e drejtësisë. E drejta për të ditur përfshin të drejtën e viktimave dhe të familjeve për të ditur të vërtetën”, tha Beqaj, derisa njoftoi se në kuadër të kësaj të drejte, janë disa objektiva.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e autorëve për drejtësi duhet t’i inkurajojmë transformimin ekonomik. Drejtësi tranzicionale konsideron që duhet m’u arrit drejtësi për viktimat. Është e rëndësishme të ofrohet një strategji që jep rrugën e duhur. Kemi shqyrtuar se cilat kanë qenë të metat e grupit punues. Shumica e qytetarëve do të mbështesin drejtësinë tranzicionale. Shoqëria civile ka rol të madh në nisma të tilla. Organizatat e shoqërisë civile japin kontribut në promovimin e politikave gjithëpërfshirëse”, tha Beqaj.

Të ngjashme