Pula: Certifikimi hap rrugë për aktakuza, deri tani akuzohen 18 persona për vepra penale

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet në Kosovë, Laura Pula bëri me dije se procedura penale për personat që kanë shkelur rregullat për zgjedhje do të fillojë pas certifikimit të zgjedhjeve që do të bëhen nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Ne jemi në pritje të kallëzimeve penale si nga KQZ-ja, edhe nga PZAP-ja, për të vazhduar pastaj procedurat tona të parapara me kodin e procedurës penale. Mirëpo ne kemi ndërmarrë edhe disa veprime tona konkrete me vetiniciativë të cilat i kemi evidentuar dhe disa raste i kemi nën hetime”, tha ajo në një intervistë për RTK-në.

Ajo bëri me dije se deri më tani janë 14 aktakuza kundër 18 personave për veprat penale. “Këto aktakuza janë të ngritur në gjithë prokuroritë e Kosovës, që kanë të bëjnë me pengimin në zgjedhje si: Cenimi i votimit, parandalimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, tha ajo.

Për votat e ardhura nga Serbia, koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet në Kosovë, Laura Pula, ka vlerësuar se ky është rast i kontaminuar i zarfeve dhe se janë në proces të hetimeve për këtë rast. Për numërimin e votave të ardhura nga Serbia e që ata që kanë numëruar janë veshur me çështje speciale, sipas saj është bërë me kërkesë të sekretariatit. Ajo bëri me dije se analizat e mostrave janë dërguar në një institut të jashtëm, por që nuk bëri me dije shtetin, pasi që është në proces të hetimeve.

Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet në Kosovë, Laura Pula, ka folur edhe për humbjen e fletëvotimeve në Runik të Skenderajt, që sipas saj në hetime janë 4 persona.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë komisionierë që kur të marrim kallëzimet penale, që personat që shkelën ligjin të dërgohen para drejtësisë për veprat që i kanë kryer”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme