Pula: Kundërshtitë e “Ballkanit të Hapur” e fushatat e VV-së në Tiranë, arsyet e plasaritjes së raporteve Rama-Kurti

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 10:12 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fushatat e kryeministrit Albin Kurti kundër Edi Ramës në Shqipëri, kundërshtimet ndaj iniciativës “Ballkani i Hapur”, janë disa arsyet e plasaritjes së raporteve ndërmjet Edi Ramës dhe Albin Kurti. Ky i fundit, nuk e priti kryeministrin shqiptar Edi Ramën, i cili të dielën erdhi në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, njohësi i çështjeve politike në vend, Shqipërim Pula.

Sipas tij, kundërshtitë e Kurtit ndaj “Open Ballkanit”, e kanë ndihmuar në ngrirjen e raporteve vëllazërore dhe miqësore që vijnë nga Tirana drejtë Prishtinës.

“Realisht mund të këtë disa arsye, mund të jetë pjesëmarrja e Albin Kurtit në Shqipëri, fushatat që ka bërë  për qendrat e Vetëvendosjes në Shqipëri, si duket ka krijuar një lloj irritimi tek kryeministri aktual shqiptar. Më pastaj kundërshtitë e hapura drejt “Ballkanit të Hapur” e kanë ndihmuar ngrirjen e raporteve vëllazërore e miqësore dhe thumbimet e kohë pas kohshme që vijnë nga Tirana drejtë Prishtinës dhe anasjelltas kanë krijuar këtë relacion që nuk do të duhej të ishte”, tha ai.

Pula ka thënë raportet e tyre nuk duhet të ndikojnë në raportin zyrtarë shtetëror, për të cilën thotë se historia i bashkon dy shtetet.

“Ana private ana e simpatisë personale ndaj njeri-tjetrit nuk do të duhej të dominoj raportin zyrtar shtetëror. Neve e ndajmë të njëjtën histori, kemi të njëjtën gjuhë kemi të njëjtët heronj dhe mbi bazën e këtyre arsyeve do të duhej që më tepër të afrohemi njëri me tjetrin. Relacionet tona zyrtare shtetërore të jenë të pandikuara nga ndonjë moment individual e  privat që mund ta kemi në përditshmërinë tonë politike të jetës publike”, tha Pula për EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme