Pula: Vizita e Scholzit konfirmon mbështetjen e procesit të Berlinit, do të kërkojë zbatim të marrëveshjeve të Brukselit

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 11:04 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë, pritet t’i jap mbështetje të madhe procesit të Berlinit dhe dialogut Kosovë-Serbi, thotë për Ekonomia Online, Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula

Ai tha për Ekonomia Online se krahas këtyre temave, do t’i kërkohet Kosovës t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duhet kuptuar mbi katër arsye kryesore. E para, rëndësia e ardhjes së tij që viziton vendin tonë nga një një turne i planifikuar që do t’i bëjë gjithë Ballkanit Perëndimor. Arsyeja e dytë që do t’i japë mbështetje padyshim procesit të Berlinit dhe me siguri do të njoftojë Qeverinë e Republikës së Kosovës edhe për një datë të mundshme se kur do të zhvillohet takimi radhës”.

“Arsyeja e tretë është se do të konfirmohet procesi i vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kërkohet gjithsesi dy qeverive për të vazhduar procesin e normalizimit të raporteve të cilat aktualisht janë jonormale. E katërta me siguri do të kërkojë dhe do të insistojë po ashtu ndaj dy qeverive tona për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Marrëveshje të cilat kanë ngecur si rezultat i mosvullnetit politik, por edhe ndryshimit të administratave në vendit tonë dhe zgjedhjet që ishin në Serbi dhe konfirmimi i Vuçiqit përsëri si president i Serbisë”, tha ai.

Pula tha se Gjermania e ka rolin parësor në Union Evropian dhe këtë do ta dëshmojë fuqishëm edhe Scholz gjatë vizitës në rajon.

“Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni Evropian, Gjermania tashmë ka rolin parësor dhe përmbajtjesor për sa i takon të gjitha temave të Unionit Evropian në drejtim të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht karshi Kosovës. Gjermania në këtë rast do të tregoj fuqishëm lidershipin e saj karshi Ballkanit dhe nevojave të domosdoshme si vëmendje për ecurinë e të gjitha proceseve në rajonin tonë”, tha tutje Pula.

Të ngjashme