Punën që duhej kryer më 2017, Qeveria synon ta kryejë deri në shtator

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 08:02 | Nga

22 veprimet e Agjendës ër Reforma Evropiane (ERA), që ishte lansuar si dialog i nivelit të lartë në mes BE-së dhe Kosovës në mënyrë që ta përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, është dashur që nga Qeveria e Kosovës të adresoheshin deri në fund të vitit të kaluar.

Për shkak të ngecjeve në zbatimin e këtij dokumenti, që ka filluar në nëntor të vitit 2016, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse nuk ka specifikuar saktësisht se sa prej veprimeve të ERA-s deri më tani janë përmbushur, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, në një konferencë të mbajtur pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë se në këtë takim kanë ritheksuar se është me rëndësi që të gjitha ato të adresohen deri në fund të muajit shtator të këtij viti.

Kritika për moszbatim të saj vazhdimisht ka pasur edhe për Qeverinë e kaluar që është udhëhequr nga Isa Mustafa, e edhe për Qeverinë aktuale që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme