Punësimet në KEK, Shala: Qeveria ka vendosur menaxhment të dëgjueshëm dhe me rekrutime mbi baza partiake

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 11:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka folur për konkursin e fundit në KEK e për të cilin u bë shumë zhurmë duke thënë se Qeveria Kurti ka vendosur menaxhment të dëgjueshëm politik dhe rekrutimet kanë qenë mbi bazë partiake dhe familjare.

“Pas më shumë se një viti të Qeverisë Kurti ne kemi pritur rezultatet e para në sektorin energjetik. Fatkeqësisht rezultatet e vetme janë ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike si ZRrE, KOSTT, KEK e kështu me radhë. Ndërhyrjet e fundit në ndërmarrjen më strategjike të vendit, KEK-un, duke vendosur menaxhment tipik të dëgjueshëm politik dhe joprofesional dhe duke vazhduar me rekrutime mbi baza partiake dhe familjare është jashtëzakonisht shqetësuese për institucionet e shtetit dhe shoqërinë tonë”.

Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej ta vizitonte sot KEK-un dhe t’i jepte shumë përgjigje, sipas tij, të munguara punëtorëve të KEK-ut.

Deputeti i PDK-së e ka kritikuar Qeverinë Kurti, derisa ka lavdëruar atë të ish-shefit të tij partiak Hashim Thaçi.

Të ngjashme