Punët “e padukshme” të zëvendësministrave

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 08:42 | Nga

Rreth 80 zëvendësministra kanë raportuar dje në mëngjes para shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj, për punët që i kanë bërë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Zëvendësministrat raportet e punës i kanë dorëzuar edhe në formë të shkruar, por ato nuk janë bërë publike nga kryeministri.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se zëvendësministrat s’kanë pasur çfarë pune të raportojnë, pasi Kosova është e vogël dhe nuk ka punë për aq shumë zëvendësministra

Zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, në këtë takim me kryeministrin nuk ka folur shumë për punët që i ka bërë gjatë këtyre gjashtë muajve, por ka shfrytëzuar rastin që t’i ankohet Haradinajt për ministrin e Jashtëm Behgjet Pacollin.

“Jam zëvendësministër që gjashtë muaj. Ka disa rezultate në Ministri falë iniciativës sonë, përvojës sonë bukur të gjatë. Unë personalisht kam vërejtje në komunikimin që kemi në relacion me ministrin e Jashtëm Behgjet Pacollin. Qe gjashtë muaj nuk kemi asnjë komunikim me ministrin”, u shpreh ai

Të ngjashme