Punëtorët e “Ferronikelit” marrin përkrahje nga disa deputetë të opozitës

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 14:01 | Nga Lindita Berisha

Protestën e punëtorëve të kompanisë “Ferronikeli”, e kanë përkrahur disa deputetë të partive opozitare, PDK dhe LDK, raporton Ekonomia Online.

Teksa u panë duke dalë nga Kuvendi, deputetët opozitare thanë se protesta e tyre është e drejtë dhe se premtuan që gjendjen e kësaj kompanie ta diskutojnë në Kuvend.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka quajtur situatë të pabarazisë gjendjen e punëtorëve të kësaj kompanie. Ai kërkoi nga punëtorët që të protestojnë dhe t’i mbrojnë të drejttat e tyre.

“Ndodhi një situatë e pabarazisë njerëzorë, juridike e qytetare. U ndanë punëtorët e “Ferronikelit” dhe gjiganti metalurgjik. Kjo qeveri me këto politika ekonomike dhe sociale është duke bërë ndarje të mëdha. Sinqerisht e kam ngritur këtë shqetësim edhe me ministrin e Financave por nuk ka vullnet me gjet zgjidhje. “Ferronikeli” nuk duhet të harrohet se është në qendër të Kosovës. Asnjëherë nuk ka qenë e lokalizuar, prandaj gabim e ka qeveria Kurti. Me kulturën më të madhe protestoni dhe mbroni të drejtat e juaja”, tha Shala.

Edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, e ka përkrahur protestën e punëtorëve të kësaj kompanie.

“Industria dhe metalurgjia është me rëndësi jetike të Kosovës ne e përkrahim shqetësimin e juaj. Kompania është jashtëzakonisht e rëndësishme. Karakteri rajonal nuk duhet me qene ne ndikim. Na jemi në opozitë dhe nuk e kem pushtetin krejt çka mundemi me thënë është se “Feronikeli” është me rendësi jetike. E keni mirëkuptimin tonë edhe si kompani edhe si familje”, tha Gashi.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se situatën e kompanisë “Feronikeli” do ta diskutojë në Kuvend.

“Urdhëroni detyroni të veprojnë por vetëm me rrugë ligjore. Unë kam me ngrit në kuvend këtë çështje. Kërkoni të drejtat e juaja që ju takojnë”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme