Pushimi i deputetëve s’e bllokon rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që shumë shpejt të shkojnë në pushimin e verës. Ndonëse me Rregulloren e Punës parashihet që një gjë e tillë të ndodhë më 1 gusht, ditëve të fundit ka pasur deklarime të atilla që deputetët mund ta nisin pushimin qysh nga data 15 korrik e këtij viti. 

Megjithëkëtë zyrtarë të Kryesisë së Kuvendit i kanë thënë gazetës “Zëri” se ende nuk është vendosur data finale e pushimit, ndonëse kanë pohuar se me marrëveshje të grupeve parlamentare pushimi mund të merret më herët se që e përcakton Rregullorja.

Por përfaqësuesit e opozitës e kundërshtojnë një opsion të tillë, pasi sipas tyre ka shumë çështje e pika të mbetura, të cilat duhet të përfundojnë para pushimit.

Meqë aktualisht ka një dështim total të menaxhimit të punës së Kuvendit, sipas zyrtarëve të opozitës vendi sa më parë duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme