Pushteti dhe opozita s’kanë “Plan B” për arritjen e konsensusit

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Çështja e dialogut me Serbinë ka zhytur në bllokadë institucionin ligjvënës. Kjo pasi LDK-ja dhe LVV-ja vendosën t’i kthehen bojkotimit të seancave të rregullta, përderisa nuk i jepet drejtim dialogut me Serbinë.

Opozita por as partitë në pushtet nuk kanë treguar nëse do të ketë një përpjekje të radhës për konsensus, pas dështimit që të votohet rezoluta e propozuar nga LDK-ja, javën e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vëzhgues të punës së Kuvendit e kanë quajtur kthim prapa mosgatishmërinë e partive që t’i tejkalojnë dallimet.

“Dështimi i miratimit të rezolutës për vijat e kuqe për çështjen e kufijve pa dyshim se ka qenë një hap prapa në tentimin e grupeve parlamentare për të arritur konsensus lidhur me dialogun me Serbinë. Pozicionet rigjide të të dyja palëve, subjekteve në pushtet dhe atyre në opozitë ndikuan që një rezolutë e tillë të mos miratohej”, ka thënë Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme