Putin shkon në Beograd për Kosovën

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 09:29 | Nga

Beogradi e sheh të ngutshëm propozimin që SHBA-të të përfshihen në fazën e fundit të Dialogut Kosovë-Serbi.

Nëse Bashkimi Europian aprovon kërkesën e Prishtinës, atëherë shteti serb do të kërkojë që edhe Rusia të ulet në tavolinën e bisedimeve, shkruajnë mediat serbe.

E përditshmja “Kurir” bën të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, do të qëndrojë në Serbi  ekskluzivisht për çështjen e Kosovës.  Vizita pritet të realizohet në muajin nëntor dhe është e 13-ta me radhë ndërmjet dy presidentëve.

“Beogradi sigurisht nuk është dakord që vetëm Uashingtoni të jetë një lojtar i ri në Bruksel. Në këtë rast, do të ketë këmbëngulje se në tryezën e bisedimeve të ketë përfaqësues edhe nga Moska, në mënyrë që të parandalohet një vendim i pafavorshëm për ne”, shkruan “Kurir”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, javë më parë, ka theksuar nevojën e përfshirjes së SHBA-ve në bisedime, me qëllim që Dialogu të sjellë rezultate efikase.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme