Putin: S’ka ndryshuar qëndrimi për Kosovën, taksa dhe ushtria tensionuan situatën

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencë për media ka folur edhe për çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Putin ka thënë se tashmë pozicioni i Rusisë karshi kësaj çështje është i njohur.

“Pozita ruse për çështjen e Kosovës është i njohur”, ka thënë Putin para gazetarëve.

Sipas atyre që janë deklaruar më herët nga zyrtarët e shtetit rus, është thënë se Rusia mbështet çfarëdo marrëveshje e cila është e mirë për Serbinë.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur taksë ndaj produkteve serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Sipas presidentit rus, këto veprime kanë shkaktuar tensione serioze në rajonin e Ballkanit.

“Lëvizje te fundit të Prishtinës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tensione serioze”, ka thënë ndër të tjera presidenti rus, Vladimir Putin, para gazetarëve në Beograd.

Ndër të tjera të dy presidentët kanë folur edhe për nënshkrimin e dhejtërave marrëveshjeve ndërshtetërore Serbi-Rusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme