Pyetjes për korrigjimin e kufirit, Haradinaj i përgjigjet me fjalë të mira për Shkodrën

Shkodër | 24 Tet 2018 | 11:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar edhe Bashkinë, ku është takuar me kryetaren, Voltana Ademi.

Nga ky takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, derisa pas tij ata nuk janë deklaruar para gazetarëve, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj, duke u larguar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, me të cilën përmbylli vizitën e tij në Shkodër, u pyet nga gazetarët, por nuk pranoi të flasë rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Pyetjes për korrigjimin e kufirit me Serbinë, Haradinaj iu përgjigj me fjalë të mira për Shkodrën.

“Jam i kënaqur që jam në Shkodër, ashtu siç ju thash, vend i mirë edhe i njerëzve të mirë dhe vlerë e mirë e shqiptarëve. Dikur pika jonë lidhëse me civilizimin. Pra, me këtë ndjenjë po largohem nga Shkodra”, tha ai, raporton EO.

Në fillim të vizitës së tij në Shkodër, Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e Heroit Kombëtar, Isa Boletini.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/haradinaj-ne-shkoder-formimi-i-ushtrise-me-respektin-e-aleateve/

Të ngjashme