PZAP-i pranon ankesën e Bardhyl Mahmutit për votim jashtë Kosove

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e veprimtarit shqiptar që jeton në Zvicër, Bardhyl Mahmuti, të cilit i ishte refuzuar aplikacioni për t’u përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bardhyl Mahmuti ka njoftuar se PZAP-i ka miratuar ankesën e tij dhe ia ka mundësuar votimin nëpërmjet postës.

“Të dashur miq,
Ju njoftoj se PZAP miratoi ankesën time dhe ma mundësoi të votoj nëpërmjet postës.
Faleminderit për korrektësinë.
Me respekt
Bardhyli”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më 3 shkurt Bardhyl Mahmuti kishte reaguar se emri i tij nuk figuron në listën e votuesve, ani pse ai thotë se ka aplikuar me kohë.

“Përkundër asaj se kam aplikuar me kohë dhe kisha shprehur gatishmërinë që të përgjigjesha në telefon nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në 23 e mbrëmjes, askush nuk më kontaktoi dhe emri im nuk figuron në listën e votuesve. Kjo formë e mosrespektimit të të drejtës për votë është mënyrë kriminale e të vepruarit nga ana e KQZ-së dhe, si e tillë, duhet të dënohet! Uroj që PZAP të marrë parasysh ankesën time dhe të ma mundësojë të drejtën që më takon”, pati thënë në reagimin e tij Bardhyl Mahmuti.

No photo description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme