PZAP-ja hedh poshtë ankesën e Nismës për votat nga Serbia, i drejtohet Supremes

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më 30.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.380/2019 e 28.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD, me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – Divizionit për Shërbimin e Votuesve, të 11.10.2019, me të cilën ka kërkuar që të anuloheshin si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të 06.10.2019.Ankesa Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 HUDHET e pasafatshme.

Nisma Socialdemokrate kundër këtij vendimi të PZAP do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Të ngjashme