PZAP-ja merr vendim për anulimin e votave nga Serbia, në rinumërim 1472 vendvotime

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, në lidhje me votat e kontrabanduara nga Serbia, raporton EkonomiaOnline.

Në njoftimin e bërë nga PZAP për media thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve, 

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në komunikatë.

PZAP bën të ditur se 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara, 1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Të ngjashme