PZAP-ja para orës 11:00 vendos për ankesat për rezultatin e zgjedhjeve

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 10:06 | Nga Albanë Hajdari

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) deri para orës 11:00 do të marrë vendim në lidhej me ankesat e pranuara për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga ky institucion bëhet e ditur se deri në ora 10:50 do të vendosën të gjitha ankesat e paraqitura.

Kurse palët do të njoftohen për vendimet deri në ora 15:00 pasdite, kur edhe do të lëshohet një komunikatë për medie në lidhje me këtë çështje.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në ora 10:50 do të vendosën të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019”.

“Palët do të njoftohen me vendime për ankesat e tyre deri në orët e pasdites së sotme. Pas njoftimit të palëve me vendime rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të lëshohet komunikatë për medie në Ueb Faqen zyrtare dhe në Facebook të PZAP-it, si dhe sa ma pare qe është e mundur, PZAP-i do të publikon në Ueb Faqen zyrtare të PZAP-it, vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te KQZ-se pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.

PZAP-ja ka pranuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë e tyre për deputet në lidhej me rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa, pas vendimit të PZAP-së palët e pakënaqura kanë të drejtë të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve, pastaj ka kohë 72 orë për të vendosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme