PZAP nis hetimin e 24 ankesave të kandidatëve për deputetë

Prishtinë | 01 Kor 2017 | 10:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paneli për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka nisur t’i hetojë 24 ankesa të kandidatëve për deputetë nga subjekte të ndryshme politike.

Mulë Desku, kryetar i Sekretariatit në PZAP, ka vizituar Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për t’u njohur për së afërmi me ecurinë e punës në këtë qendër, raporton Ekonomia Online.

Pas vizitës ka bërë të ditur se ka filluar hapja e 30 kutive të votimit ku do të hetohen 24 ankesa të kandidatëve të cilët pretendojnë se nuk u janë regjistruar votat e tyre.

“Paneli dje i ka analizuar dhe vlerësuar ankesat ku kemi vendosur që tri ekipe të bëjnë hetimin e këtyre rasteve në QNR. Sot këtu janë tri ekipe të cilët kryesohen nga tre gjyqtarë me punëtorët teknik të administratës dhe sot gjatë ditës do të bëhet hetimi I këtyre rasteve ku do të mblidhen provat dhe dëshmitë për ti krahasuar dhe në qoftëse gjenden vota të cilat nuk ju kanë regjistruar kandidatëve do ti regjistrohen ato”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka pasur 65 ankesa, mirëpo paneli ka vlerësuar që ankesat tjera përveç këtyre 24 nuk ka nevojë të hetohen, duke hedhur poshtë pretendimet e të ankuarve.

Vendimi për këto ankesa do të merret të hënën.

Të ngjashme