Qasja “sui generis” e Qeverisë për pajtim me Serbinë

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Qasje “sui generis” në funksion të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë ka propozuar Qeveria e Kosovës në draft-dokumentin e finalizuar javën e kaluar.

Parakusht për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë është njohja e ndërsjellë dhe mosndryshimi i kufijve.

Propozim-zgjidhje janë dhënë edhe për marrëveshjet e deritashme të arritura në dialogun e Brukselit, por të cilat nuk janë zbatuar.

Zbatimin e marrëveshjes, sipas draft-dokumentit, do ta garantonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian – nëpërmjet krijimit të një mekanizmi mbikëqyrës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme