Qendra më e madhe në Prishtinë gati për votim

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 07:22 | Nga

Qendra më e madhe në Prishtinë, salla 1 Tetori, tashmë është gati për votim.

Dyert e kësaj qendre janë hapur më kohë, dhe tashmë veç priten që qytetarët të kenë mundësi të votojnë për të preferuarin e tyre.

Menaxheri i kësaj qendre, Avdurrahman Brahimi tha për Klan Kosova, se stafi i komisionerëve dhe vëzhguesve është i kompletuar dhe i gjithë materiali ka arritur me kohë.

Në ketë qendër votojnë përafërsisht 4992 votues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme